BE do dergoje ndermjetesues ne Serbi

24/02/2009 11:55

BE nuk ka arritur nje marreveshje per dergimin e nje misioni faktmbledhes ne Beograd, per te vleresuar perparimin e Serbise ne fushen e bashkepunimit me Gjykaten e Hages.

Ministrat e Jashtem te BE-se kane kerkuar nje raport me te hollesishem nga kryeprokurori i Gjykates per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi. Christina Gallack, zedhenese e perfaqesuesit te larte te BE-se per politike te jashtme dhe ceshtje te sigurise, Havier Solana, ne nje interviste per BBC, tha se perparesi e ministrave te Jashtem eshte qe te sigurohet se Prokurori i Gjykates ka nje bashkepunim ne nivelin me te larte me Serbine, qe do te mundesonte hapjen e rruges per marreveshjen e stabilizim-asociimit.

Ajo tha se Solana pritet te emeroje nje perfaqesues te posacem ne Beograd, qe do te luante rol ndermjetesues mes Serbise dhe BE-se.

Top Channel