“Kufiri”, takohen ne Lubjane Pahor e Sanader

24/02/2009 15:45

Kryeministri slloven, Borut Pahor dhe ai kroat, Ivo Sanader jane takuar sot ne Lubjane per te diskutuar mbi kontestin e kufirit mes dy vendeve, qe mund te pengoje integrimin e Kroacise ne strukturat evropiane.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave takimi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe pas tij nuk ka pasur anje prononcim per mediat.

Kontesti, i cili i ka fillesat qe prej vitit 1991, kur dy vendet u shkeputen nga ish-Jugosllavia, ka te beje me Gjirin e Piranit dhe rrjedhimisht me te drejten per depertimin ne detin Adriatik.

Sllovenia, e cila hyri ne BE ne vitin 2004, i ka bllokuar perpjekjet e Kroacise dhe mund ta shtyje anetaresimin e saj ne NATO.

Top Channel