“Kovacevic” perkeqeson raportet SHBA-Serbi

24/02/2009 14:35

Ceshtja e studentit serb Miladin Kovacevic, ka perkeqesuar marredheniet mes SHBA-se dhe Serbise. Qeveria e Beogradit ka kerkuar qe bisedimet per personin e kerkuar nga drejtesia amerikane duhet te jene sekrete.

Ne nje deklarate te saj thuhet se bisedimet po vazhdojne, por detaje nuk jane bere te ditura. 22-vjecari, ish-basketbollist ne Universitetin Binghamton, ka rrahur rende nje shok shkolle ne nje lokal.

Beogradi nuk pranon t’ia dorezoje studentin serb drejtesise amerikane me justifikimin se ligjet vendore nuk e lejojne nje gje te tille dhe se gjykimi do behet ne Serbi. Kjo ceshtje ka acarur marredheniet mes Uashingtonit dhe Beogradit.

Top Channel