
Temperaturat disa grade nen minus qe kane perfshire vendin tone do te na shoqerojne te pakten deri ne fund te shkurtit.
Sipas parashikimit te sinoptikaneve i ftohti polar qe prej rreth dy javesh qarkullon ne rajonin tone, nuk do te largohet as kete jave. Reshje debore, temperatura te uleta, era e ftohte dhe ngricat parashikohen te mbizoterojne keto dite, njesoj si 24 oret qe lame pas. Ne rajonin tone qarkullojne masa ajrore te paqendrueshme, te thata dhe te ftohta.
Moti do te jete me vranesira ne te gjithe territorin, me te theksuara ne verilindje dhe juglindje. Te pakten deri diten e marte vendi yne do te vazhdoje te ndikohet nga vlera te larta te presionit atmosferik. Moti do te jete me vranesira, si dhe intervale kthjellimi, nderkohe qe pritet nje rritje e vlerave maksimale te temperaturave.
Top Channel