Greqi, kamionistet bllokojne serish kufijte

23/02/2009 16:35

Kamionistet greke kane bllokuar sot, per te pesten dite rresht, kufijte ne shenje proteste kunder trafikut ilegal te klandestineve dhe mallrave.

Per te zhbllokuar situaten, po zhvillohet nje takim mes ministrit te Transporteve Euripide Stylianidis dhe perfaqesuesve te sindikates se kamionisteve.

Keta te fundit kane penguar cdo hyrje te mallrave ne token greke, duke lene te kalojne vetem automjetet private dhe turistet.

Top Channel