Arratisja spektakolare e dy te burgosurve nga nje burg i sigurise se larte ne Greqi, ka shkaktuar reagime te ashpra ne radhet e opozites.

Ajo ka kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne shtetin helen. Arratisja e dyshes shqiptaro-greke, Vasilis Paleokostas-Alket Rizai qe te kujton skenaret hollivudiane, ndodhi me nje helikopter, ashtu si arratisja e vitit 2006.

Dy personat vuanin denimin ne burgin Koridhalos jashte Athines. Vasilis Paleokosta konsiderohet si krimineli me i rrezikshem i Greqise. Ministria e Drejtesise urdheroi nisjen e hetimeve per arratisjen, ndersa policia vazhdon kerkimin per kapjen e dy te denuarve. Qeveria mesohet se ka miratuar doreheqjen e drejtorit te burgut te Koridhalos dhe te dy funksionareve te larte ne administraten e burgjeve.

Top Channel