Afganistan, 17 mije marinsa ne jug te vendit

23/02/2009 17:45

Shumica e 17 mije ushtareve amerikane qe do te dergohen ne Afganistan per te mbeshtetur forcat e NATO-s do te vendosen ne jug te vendit.

Lajmin e ka bere te ditur komandanti i dyte i misionit, gjenerali britanik Jim Dutton. Kontigjenti i ri, i aprovuar nga presidenti Barack Obama, do t’iu shtohet 38 mije trupave qe ndodhen aktualisht ne Afganistan.

“Keto perforcime do te angazhohen kryesisht ne provincat e Helmandit, Kandaharit dhe Zabulit”, ka saktesuar gjenerali Dutton.

Top Channel