
LSI-ja prezantoi ne qytetin e Kucoves kandidatin per deputet Petrit Ago. Kryetari i LSI-se Ilir Meta shprehu sigurine per fitore te partise se tij ne qarkun e Beratit dhe u shpreh se Kucova eshte bastion i dinjitetit njerezor.
“Kucova eshte bastion i punes dhe dinjitetit njerezor dhe nuk eshte bastion i asnje lloj partie dhe individi. Ne jemi ketu qe te te fitojme ne menyre qe kucovaret neser te punojne dhe te mos jene papune”, eshte shprehur Meta.
Ai preku gjate ketij takimi dhe krizen ekonomike per te cilen tha se qeveria nuk po merr asnje mase dhe u ndal te rreziku i mbylljes se 100 mije vendeve pune si pasoje e falimentimit, sipas tij, te bizneseve.
Kryetari i LSI-se i kerkoi qeverise te ndihmoje keto biznese, duke subvencionuar TVSH-ne dhe duke mbuluar nje pjese te konsiderueshme te sigurimeve shoqerore.
Top Channel