Vrasja e taksistit, ne sy te gruas qe ngacmoi

21/02/2009 08:30

Taksisti 37-vjecar, Avni Sinani, eshte torturuar dhe me pas vrare ne prani te 21-vjecares, per te cilen akuzohej se e kishte ngacmuar.

Ekspertiza mjekoligjore vertetoi se taksisti i futur ne kurth nga tre persona eshte goditur barbarisht me mjete te forta ne pjese te ndryshme te trupit, sidomos ne organet gjenitale dhe pastaj i eshte dhene goditja perfundimtare pas koke.

Policia e Kukesit ka arritur te rindertoje plotesisht skenen e krimit monstruoz, te kryer nga dy vellezerit Jetmir dhe Granit Hasanpapaj, 23 dhe 17 vjec, ne prani te gruas se Jetmirit, 21-vjecares Almirilda Koka. Te tre keta persona jane arrestuar dhe rrezikojne denimin maksimal me burgim te perjetshem.

Taksisti eshte vrare sepse mendohej se kishte ngacmuar gruan e Jetmir Hasanpapajt. Ajo i eshte ankuar bashkeshortit per kete gje dhe me pas çifti dhe vellai i vogel i Jetmirit kane organizuar vrasjen. Ata kane hipur
ne taksine e Avni Hasanit si pasagjere te zakonshem dhe taksisti nuk ka dyshuar per asgje te keqe.

Pas vrasjes ne afersi te Ures se Hasit, dy vellezerit Hasanpapaj dhe 21-vjecarja Kuka jane munduar te zhdukin kufomen, duke e hedhur ne ujerat e Drinit te Bardhe. Plani nuk ka shkuar sipas parashikimit, sepse kufoma nuk ka rene ne uje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA