
Pak kohe perpara nisjes zyrtare te fushates elektorale, harta e drejtuesve lokale te Levizjes Socialiste per Integrim ka nisur te reduktohet.
Kryetari i Bashkise se Ures Vajgurore, i bashkuar me LSI-ne 4 vjet me pare, ka vendosur te braktise kete force politike me argumentin e zhgenjimit, sic tha ai, nga drejtuesit e LSI-se.
“Prej me shume se nje viti LSI eshte kthyer ne oborrin personal te Ilir Metes, qe ka marre ish-ministra te korruptuar te Fatos Nanos per te ndihmuar Sali Berishen. Me keqardhje konstatoj se LSI po shnderrohet nga nje force e re ne nje politike te vjeter”, ka deklaruar Syrja Ormenaj.
Ne kete situate, kryetari i bashkise se Ures Vajgurore e ka gjetur zgjidhjen tek rikthimi dhe mbeshtetja e Partise Socialiste, e cila ne bashkine e drejtuar prej tij ka edhe shumicen derrmuese te anetareve te keshillit bashkiak.
“Ne keto kushte une largohem nga LSI dhe i bashkohem PS, me bindjen se do t’iu sherbej me mire qytetareve te mi”, ka shtuar Ormenaj.
Bashkia e Ures Vajgurore, e cila njihet si zone me elektorat te majte, eshte pjese e qarkut te Beratit, qe do te coje ne Parlament 8 deputete.
Top Channel