
Temperaturat ne gjithe vendin kane pesuar ulje, cka ka bere qe ne shume qytete verilindore termometri te shenoje 0 deri ne -8 grade celcius.
Reshjet e debores jane nderprere por ulja e metejshme e temperaturave ka bere qe nje pjese e madhe e rrugeve nacionale ne veri dhe jug te vendit te ngrijne cka ka veshtiresuar qarkullimin e automjeteve te cilat ne keto akse mund te levizin vetem me zinxhire.
Reshjet e dendura te debores qe pushtuan nje pjese te madhe te vendit e qe vazhduan per disa dite kane sjelle izolimin e mijera banoreve te komunave ne qarkun e Kukesit, Shkodres, Dibres, Lezhes, por edhe Tiranes.
Rruget qe lidhin keto komuna me qendren jane ende te bllokuara nga debora. Sipas te dhenave te Shtabit te Emergjencave mesohet se banoret e komunave Shosh, Shalë, Pult, Iballë, dhe Kelmend ne qarkun e Shkodres, si dhe banoret e komunave Zapod, Shishtavec, Ujmisht, Bushtricë, Grykë Çaj, Arrën dhe Lekbibaj ne Kukes e kane te pamundur ende te levizin pasi rruget jane ende te bllokuara nga debore.
Shtabi i Emergjencave lajmeron se sot pritet te riparohet defekti ne rrjet qe do te beje te mundur furnizimin me energji elektrike te komunat Bushtrice dhe Kalis.
E veshtire eshte gjendja e banoreve ne disa fshatra te dhe komuna te Mirdites, si ne Orosh dhe Kacinar, te cilat vazhdojne te mbeten te izoluara. Mesohet se eshte e pamundur te shkosh ne Zallbastar pasi debora ka izoluar te gjitha rruget dhe forcat e ushtrise pritet qe te dergojne ndhma ushqimore per banoret e kesaj komune.
Top Channel