Terhiqet ministria, diplomat si i duan studentet

21/02/2009 08:10

Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule ka shqiptuar fjaline qe kane kerkuar prej disa kohesh studentet qe
kane mbyllur studimet trevjecare ne perputhje me sistemin e Bolonjes. Ministria e Arsimit revokon udhezimin e meparshem te certifikimit te studimeve 3-vjecare.

“Atje ku ka per titull, do te kete titull, atje ku ka dege, do jete me dege, pra nuk ka me qendrime antiligjore”, u shpreh rektori Kule. Tashme, modeli i ri diplomave per studimet 3-vjecare sipas Kartes se Bolonjes, i kundershtuar nga kreret e universiteteve dhe studentet, do te ndryshohet. Ministria e Arsimit u ka derguar rektorateve nje udhezim te ri per hartimin e ketyre diplomave, duke revokuar keshtu udhezimin e dates 14.07.08.

Sipas kreut te Universitetit te Tiranes, senatet akademike dhe studentet do te hartojne nje model te ri diplome, ne perputhje me udhezimin e ri te MASH dhe me standardet e Bolonjes. Kjo, sipas rektorit Kule, do te coje ne vend pretendimet e ngritura nga vete studentet per kete diplome. Diplomat e reja te nivelit te pare dhe suplementet shoqerues te Universitetit te Tiranes do te jene gati brenda dy javesh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA