Nuk e pagoi, dentisti i shkul protezen pacientes
21/02/2009 10:45
Nuk i kishte paguar 700 euro dhe i ka hequr protezen. Ka qene ky reagimi i pazakonte i nje dentisti gjerman ndaj nje klienteje.
Ai ka shkuar ne shtepine e pacientes dhe i ka shkulur nga goja protezen, qe ia kishte punuar dhe vendosur vete. Edhe pse ka kerkuar falje per veprimin, stomatologu 57-vjecar eshte denuar nga gjykata me 6 mije euro gjobe.
Dentisti kishte deklaruar ne gjyq se agresioni kishte ndodhur kur ai e kishte humbur qetesine, per shkak te stresit per motive personale dhe profesionale.
Gruaja 60-vjecare u paraqit ne gjykate pa proteze dhe deklaroi se nuk deshironte nje tjeter, pasi shoku qe kishte pesuar nga veprimi i dentistit ishte shume i madh.
Top Channel