Burgjet shqiptare behen me shkolla. Gjate muajit dhjetor 2008 eshte nenshkruar nje memorandum i bashkepunimit midis Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences per arsimimin e te paraburgosurve dhe te denuarve ne burgje.
Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, ne nje interviste per gazeten “Shqip”, thote se shkollat do te instalohen ne ambiente te pershtatshme, ndersa kane ardhur kerkesat e para.
Ne te gjitha burgjet shqiptare, 140 kriminele kane shfaqur deshiren per t’u arsimuar. Dibra deklaron se arsimimi do te jete sipas programeve mesimore te miratuara nga MASH. Procesi mesimor do te realizohet me kohe te plote ose te pjesshme ne nje ambient te veçante te pershtatur per dhenie mesimi prane IEVP.
Top Channel