Elbasan, kisha me afresket e Onufrit, e harruar
21/02/2009 12:25
Nje nga kishat me te vjetra ne zonen e Elbasanit eshte drejt shembjes sepse nuk eshte restauruar asnjehere. ajo eshte kisha e Shen Premtes ne fshatin Valesh te komunes Gjinar ne Elbasan.
Objekti i kultit daton nga viti 1554 dhe brenda saj gjenden afreske te punuar nga vete Onufri.
Kisha vizitohet shpesh nga turiste te huaj, por edhe studiues. Ajo eshte nje monument kulture por investimet e vetme ne te per restaurime jane bere para 30 vjetesh. Koha dhe amortizimi kane bere qe pjese te rendesishme te saj te demtohen.
Objekt ka patur edhe nje kujdestar, por prej disa vitesh ai eshte pushuar nga puna.
Zona e Elbasanit ka shume objekte te tilla kulti qe jane njekohesisht edhe monumente kulture.
Top Channel