Dhuna ndaj Rihanna-s, fenomeni gjithnje aktual

21/02/2009 14:30

Qe eshte ushtruar dhune ndaj Rihanna-s nuk ka me asnje dyshim. Fotoja e popstar-it tashme e shperndare ne internet mund te sensibilizoje per nje problem te madh, perhere aktual.

Fotoja, tashme ka bere xhiron e botes, dhe kur e sheh nuk ke se si te mos ndihesh keq. Dhe kjo foto i perket nje VIP, ne nje rast tjeter do te flitej rendom vetem per nje grua te dhunuar dhe kaq.

Pothuajse te gjithe e dime qe dikujt prej nesh kjo gje i ka ndodhur. Njera ndoshta ka shkuar serish prane bashkeshortit, te fejuarit apo partnerit qe e dhunoi. Po ashtu e dime fare mire se ka shume gra, te cilave u vjen turp ta pranojne kete fenomen.

Po nuk dihet ende nese kjo ceshtje e Rihanna-s, do t’i beje grate e te gjithe botes, te denoncojne e te flasin hapur per demet qe iu jane bere, ose do t’i beje ato qe te heshtin me shume.

 Megjithate ne kete vorbull ngjarjesh, mesa duket nuk do ta kalojne lehte edhe policet e Los Angeles, te cilet shperndane foton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA