
Kryetari i Unionit te Gjyqtareve, Artur Kalaja, e cileson te drejte vendimin e gjykates per te pezulluar Ligjin e Lustracionit, i cili sipas tij duhet te zbatohej shume kohe me pare.
“Gjykata Kushtetuese e pezulloi me te drejte. Vende te tjera e kane realizuar nepermjet nje kompromisi politik. Per mua eshte vone te kalojme kete ligj, ndoshta tani duhet nje forme tjeter per ta realizuar”, u shpreh Kalaja.
Ne kete takim gjyqtaret jane shprehur se sistemi gjyqesor eshte cilesuar si i korruptuar, por korrupsioni duhet te identifikohet.
“Nje nder shkaqet e sistemit te korruptuar jane edhe pagat e uleta. Nje jurist ne nje kompani fare te rendomte apo banke, fiton me shume se sa nje gjyqtar”, u shpreh kryetari i Gjykates se Durresit, Ervin Metalla.
Per te shmangur korrupsinion ne radhet e drejtesise, shteti duhet te rrise pagat dhe te krijoje mundesi kreditimi per ta.
Top Channel