Pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit ne 7 tetor jane gjetur nga astronomet.
Trupi qiellor “2008 TC3” me diameter 5 metra nuk u shperbe ne atmosfere, duke lene gjurmet e tij edhe ne Toke pas perplasjes. Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e kishte pershkuar nje top i zjarrte.
Qe nga ai moment, nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per koordinatat. Nderkohe, Lindley Johnson nga “Near-Earth Object Program” ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me Token.
Tashme qe shkencetaret kane pjeset e asteroidit mund te nisin analizat e hollesishme per te zbuluar perberjen e tij.
Top Channel