Partia Socialiste e konsideron demagogji elektorale deklaraten e kryeministrit qe lidhet me nje problem te rende social, ate te strehimit, sipas se ciles qeveria do te trajtoje me kredi 6 mije familje te pastreha, 3 mije prej te cilave jetojne ne shtepite e pronareve.
Nenkryetari i grupit kuvendor te Partise Socialiste, Erjon Brace thote se s’ka asnje vendim te shkruar te qeverise dhe asnje buxhet te parashikuar ne 2009-en ne lidhje me kete ceshtje ndersa sjell ne vemendje dy pika te programit te qeverise qe lidhen me strehimin.
“Ne programin e qeverise thuhet se: ‘Qeveria do te lehtesoje ne nje mase te madhe çeshtjen e strehimit te familjeve te pastreha. Per kete qellim qeveria do te investoje ne ngritjen e 4000 apartamenteve te cilat do t’u shperndahen familjeve te pastreha sipas nje sistemi transparent dhe te ndershem’. Ky premtim eshte nje genjeshter e madhe e mbajtur, nje afere e re korruptive e mundur, e detyroi kryeministrin tone, qe 128 dite larg nga fundi i tij te riformuloje genjeshtren e tij”, u shpreh Brace.
Duke renditur argumentat e tij ne lidhje me kete ceshtje, pavaresisht deklarates se qeveria do te paguaje interesat zoti Brace thote se qytetaret do paguajne principalin e kredise, pra kestet mujore.
“Me thoni, me ç’para, nje i pa strehe i papune do te paguaj principalin? Me thoni, me ç’para, nje pensionist i pastrehe do te paguaj principalin? Me thoni, me ç’para, nje mesues, infermier, ushtarak, polic, i pastrehe, me nje rroge qesharake do te paguaj principalin? Me thoni, me ç’para, nje çift i ri i porsamartuar do te paguaje principalin”, tha me tej Brace.
Per 3 mije familje qe jetojne ne shtepite e pronareve, Brace i kujton qeverise nje vendim te Gjykates Kushtetuese te 4 prillit 2007 qe ka hedhur poshte si diskriminues nenin qe bente fjale per trajtimin nga shteti te kesaj kategorie me kredi, duke argumentuar se ata diferencohen ne menyre te padrejte nga pjesa tjeter e qytetareve qe kane perfituar nga privatizimi ne vitin 1992, cka sipas tij e ben antikushtetuese vendimin e tij per trajtimin me kredi te kesaj kategorie.
Top Channel