Sinoptikanet: Reshjet e bores do te vazhdojne

20/02/2009 15:10

Reshjet e dendura te debores, kane sjelle bllokimin e mijera banoreve por edhe probleme me qarkullimin e automjeteve, te cilet mund te levizin vetem me zinxhire ne shume akse per shkak te ngricave dhe debores.

Sherbimi Metereologjik Ushtarak parashikon se reshjet e debores do te vazhojne dhe temperaturat do te jene edhe me te uleta.

Shtabi i Emergjences sqaron se ngricat dhe debora kane bllokuar dhjetera komuna dhe rruge ne gjithe vendit. Mesohet se komuna Zallbastar dhe ajo e Dajtit ne qarkun e Tiranes, jane bllokuar.

Prefekti i Tiranes kerkoi nderhyrjen e ushtrise per hapjen e rruges nacionale Dajt –Shengjergj.

Por gjendja paraqitet me e renduar ne shume zona veriore te vendit Ne qarkun e Shkodres, komunat Shosh, Shale, Pult, Iballe, Qelez dhe Kelmend jane te bllokuara.  

Banoret e Malesise se Madhe dhe Velipojes, nuk furnizohen me energji elektrike qe prej dites se djeshme. Drejtuesit e OST-se dhe OSSH-se raportojne se po punohet per te kthyer furnizimin me energji elektrike pas demeve te renda qe pesoi linja e tensionit te larte atje. Komunat, Zapod, Shishtavec, Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaj, Arren dhe Lekbibajne ne qarkun e Kukesit vazhdojne te mbeten te bllokuara nga debora dhe per mbajtjen hapur te rrugeve po punojne 13 borepastruese. Ne qarkun e Lezhes mungojne fondet dhe mjetet per hapjen e rrugeve.

Aksi Kurbnesh-Lure, eshte i hapur deri ne Kurbnesh. Llogaraja vazhdon te mbetet e bllokuar dhe mjetet borepastruese jane duke punuar per hapjen e saj policia ka bllokuar kalimin ne kete aks rrugor.

Rreshjet krijuan probleme edhe ne Berat dhe Fier ne vendin e quajtur Qafa e Sqepurit por edhe ne rrugen Gjirokaster, Sarande. cdo rruge per ne qytetin me jugor te vendit eshte e veshtire per shkak se ne qafen e Muzines reshjet e bores e kane bere kalimin shume te rrezikshem. gjate gjithe dites se djeshme ne kete segment eshte hedhur kripe dhe eshte punuar per hapjen e qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA