Siguria, mbyllet miniera e Bulqizes

20/02/2009 08:20

Zona me problematike e minierave ne Bulqize eshte mbyllur pas nje inspektimi te kryer nga specialiste te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.

E quajtur Zona D, miniera ku kane humbur jeten disa minatore gjate vitit 2009, do te mbahet e mbyllur perkohesisht deri sa ministria te marre garantimin nga ana e kompanive ne drejtim te rritjes se sigurise dhe kushteve te punes. Urdhri per mbylljen e minieres eshte leshuar nga ministri Ruli, pas tri dite inspektimesh te kryera nga specialiste te METE-s.

Mesohet se gjate ketyre diteve jane vezhguar nga afer kushtet e punes se minatoreve, te cilat lidhen me sigurine e jetes, masat ne miniere, si dhe trajtimin me paga dhe dieta. Nga mbyllja e Zones D rrezikojne te mbeten pa pune rreth 250 minatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA