Ne turin me vullnetare ne qytete te ndryshme te vendit, kryetari i opozites, Edi Rama, po prek ceshtje te ndryshme problematike qe sipas tij do te marrin mbeshtetje ne programin e ri te PS-se.
Ne takimin me vullnetaret ne qytetin e Elbasanit, zoti Rama vecoi ceshtjen e fermereve dhe bujqve qe sipas tij jane pa mbeshtetje nga shteti dhe pa toke te regjistruar dhe leshoi nje premtim te rendesishem per problemet e pronesise se tokes.
“Ne do te perfundojme regjistrimin e tokes bujqesore, sepse nuk mund te kete nje Shqiperi te mireushqyer ne nje fshat te kthyer ne epoken e mesjetes”, u shpreh Rama.
Shefi i socialisteve nenvizoi idene e lancuar prej tij gjate ketij turi paraelektoral ate te unifikimit te asaj qe ai quan dy Shqiperite, kete here mes Shqiperise se qytetareve qe jetojne ne qytet dhe Shqiperise se fshatareve qe sic tha ai jetojne te harruar ne fshat.
“Ne do te hapim kete epoke me 28 qershor duke e mbyllur procesin e pronesise mbi bazen e ligjit 7501, duke i kthyer fshataret nga bujkrober ne pronar te tokes”, u shpreh Rama.
Kryetari i opozites premtoi nje aleance historike me ata qe jetojne ne fshat qofshin keta te majte apo te djathte por qe sipas tij jane te bashkuar per te ardhmen e familjes se tyre.
Top Channel