Partia Socialiste mendon se ekonomia shqiptare ndodhet ne krize. Selia roze, permes deputetes Ermelinda Meksi, i kerkon qeverise me shume vemendje, pasi reagimi entuaziast i saj fsheh realitetin dhe eshte i ngjashem me ate vitit 1996.
“Kujtojme vitin 1996 kur kryeministri per interesa elektorale siguroi shqiptaret se leket e tyre ishin me te pastrat ne bote dhe perseri ne 2009-en siguron shqiptaret se leket e tyre jane te paprekura nga kriza”, eshte shprehur Meksi.
“Renia e vleres se lekut, – tha Meksi – dhe rritja vleres se kesteve te kredive po thellojne varferine ne buxhetin e familjeve shqiptare”.
“Partneret kryesore tregtare te Shqiperise jane ne krize dhe do te ishte utopike te mendosh qe vendi yne nuk preket prej saj”, tha deputetja e PS-se.
Top Channel