Seanca e radhes ne ngarkim te anetareve te Bandes se Lushnjes ka vazhduar me theniet e deshmitareve, te cilet kishin dijeni rreth vrasjeve te shtetasve, Mehmet Zeneli, Idajet Beqiri dhe Masar Aliu, te ndodhura ne vitin 1998 ne Lushnje.
Kater deshmitare kane konfirmuar vrasjet, por nuk kane dhene asnje deshmi mbi autoret e ketyre vrasjeve, duke u terhequr nga ato cfare kishin thene perpara policise.
Pas ketyre deshmive, prokuroret e ceshtjes i kane kundershtuar ato, duke i dorezuar gjykates procesverbalet e pyetjeve qe u ishin bere deshmitareve prane oficereve te policise gjyqesore.
Por reagimit te prokuroreve i jane pergjigjur avokatet mbrojtes te te pandehureve te cilet kane ngritur dyshimin se, procesverbalet e dorezuara nga prokuroret, nuk jane te verteta dhe se mund te jene falsifikuar firmat e deshmitareve.
Top Channel