Tre te akuzuar per rolin e tyre ne vrasjen e gazetares ruse Ana Politkovskaja u shpallen te pafajshem, ne nje proces gjyqesor qe ka ngritur shume pikepyetje.
Jurise iu deshen dy ore per te dale me vendimin e pafajesise per një polic rus dhe dy vëllezër me prejardhje nga Cecenia, ndersa vellai i trete, njeriu qe mendohet te jete ekzekutuesi i gazetares, mbetet ne arrati.
Prokuroret deklaruan menjehere se do te apelojne vendimin. Politkovskaja, nje kritike e ashper e Kremlinit, u qellua per vdekje tetorin e vitit 2006 perpara apartamentit te saj ne Moske.
Vrasja brutale e reporteres nxori edhe nje here ne pah risqet e medha me te cilat perballen gazetaret ne Rusi.
Ajo ishte e 13-ta reportere qe vritej gjate Presidences se Vladimir Putinit ne stilin e ekzekutimeve te vrasesve me pagese.
Top Channel