Oferta e rebeleve per Haradinajn, AAK e mirepret

20/02/2009 11:25

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves mirepret kerkesen e rebeleve mylsimane ne Uganda, per ndermjetesimin e liderit Ramush Haradinaj.

Ka qene vete nenkryetari i AAK-se, Ahmet Isufi, i cili sipas mediave kosovare, thote se oferta lidhet me eksperiencen ushtarake dhe angazhimin publik te kreut Haradinaj.

AFP: Rebelet kerkojne Haradinajn

Rebelet ne Uganda kane kerkuar qe ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj te ndermjetesoje negociatat e paqes mes tyre dhe qeverise.

Lajmin e beri te ditur pak dite me pare agjencia franceze “AFP”, e cila i referohet zedhenesit te rebeleve, i cili ka vleresuar kandidaturen e Haradinajt duke e konsideruar ate si nje njeri qe ka kaluar shume pervoja.

Nga ana tjeter, shton burimi, edhe qeveria e Ugandes ka njoftuar se nuk ka asnje kundershtim per zgjedhjen e Haradinajt.

Ministri i Brendshem ugandez Matiah Kasiaj, ka njoftuar gjithashtu se qeveria ka ne plan per te derguar ne Kosove nje delegacion qe te takoje ish-kryeministrin.

 

Top Channel