Ministria: Leternjoftimet e reja po shperndahen
20/02/2009 15:20
Ministria e Brendshme lajmeroi se ka nisur shperndarja e leternjoftimeve ne te gjitha njesite bashkiake te Tiranes.
“Kane nisur punen zyrat e shperndarjes se leternjoftimeve elektronike. Dje u hapen zyrat ne njesine bashkiake, 3, 4, 7, 10 dhe sot hapen edhe 1, 5, 8, 9 dhe 11”, u shpreh zedhenesi i Ministrise, Fatmir Konja.
Por nga konstatimet ne terren, shperndarja nuk ka nisur ne te gjitha njesite bashkiake.
Ne njesine bashkiake numer 1, 2 dhe 5 shperndarja e kartave te identiteti per qytetaret qe kane aplikuar rreth nje muaj me pare pritet te filloje vetem javen tjeter.
Nderkohe ne njesite e tjera, qytetaret qe kane aplikuar te paret me 12 janar mund te terheqin kartat e reja te identitetit.
Top Channel