Videolojerat i bejne adoleshentet me te dhunshem, ndersa dhuna ne televizion ndikon per keq tek njerezit. Keto teori jane zbuluar prej disa vitesh, por ketij problemi psikik mediat i shtojne dhe nje tjeter.
Eshte zbuluar se mediat e dhunshme nuk i ndihmojne njerezit te dalin nga veshtiresite qe ata hasin ne jete. Studimi eshte publikuar ne revisten “Psychological Science” ku shtjellohen rezultatet e dy eksperimenteve te ndryshem.
I pari eshte kryer me 320 studente, te cilet pasi kane luajtur per 20 minuta, jane perballur me nje grindje te stimuluar nga dy aktore, njeri prej te cileve rrezikoi kaviljen. Studenteve qe kishin luajtur Mortal Kombat u eshte dashur me shume kohe per t’i ardhur ne ndihme viktimes se sa studentet qe luajten 3D Pinball.
Ne studimin e dyte u vezhgua sjellja e 162 njerezve pasi dolen nga kinemaja. Ne kete moment, studiuesit simuluan nje tjeter grindje. Si perfundim, gjysma e personave qe pane nje film te dhunshem iu desh 26 % e kohes me shume se ata qe nuk pane film te dhunshem, per te ndihmuar njeriun ne veshtiresi.
“Keto studime tregojne se mediat e dhunshme e ulin ndjeshem mundesine per te ndihmuar te tjeret. Behemi te pandjeshem ndaj dhimbjes se te tjereve”, nenvizojne studiuesit.
Top Channel