Lezhe dhe Peshkopi, PS e PD kerkojne fitore

20/02/2009 12:35

Dy partite e medha ne Lezhe dhe Peshkopi po pergatiten per fushaten zgjedhore por ende nuk kane percaktuar kandidatet me te cilet do te perfaqesohen.

“Qarku jone ka 7 deputete dhe ne po marrim masa dhe po organizohemi edhe ne fshatrat me te thelle. Ne do te dalim triumfues nga keto zgjedhje”, u shpreh Albert Cakoni, sekretar politik i Partise Socialiste ne Lezhe.

Demokratet ne kete qark kane synime te medha per keto zgjedhje dhe lufta do perqendrohet ne 7 deputetet qe do te dalin nga tre rrethet e ketij qarku.

Kjo dege eshte perfshire edhe nga zgjedhjet e brendshme per drejtuesit e degeve

“Ne jemi optimiste se do te marrim maksimumin e mundshem rreth 80 perqind te votave”, u shpreh kryetari i PD-se ne zonen 13, Mehill Ndreu.

Ndersa demokratet e qarkut te Dibres jane te bindur se mund te marrin maksimumin ne zgjedhjet e ardhshme, por edhe ne kete qark nuk jane zyrtarizuar kandidatet.

“Dime vetem se ne qarkun tone do te kete 6 deputete fitues, nderkohe qe ne ende nuk kemi nisur me perzgjedhjen e kandidaturave”, u shpreh sekretari i Pergjithshem i PD-se, Premtim Kryemadhi.

Socialistet ne kete qark jane aktivizuar tashme me te gjitha strukturat e tyre per fushaten nderkohe qe po punojne me verifikimin e listave. Kreu lokal thote se ne kete drejtim ka shume probleme.

“Nga ajo qe kemi pare deri tani, rezulton se listat jane problematike, ndersa ne lidhje me procesin e aplikimit me karta, as nuk behet fjale qe te nise”, tha kryetari i deges se Partise Socialiste ne Diber, Ilir Vranici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA