Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner, premton perkrahje per te ardhmen evropiane te Kosoves.

Ne nje leter derguar, homologut te tij kosovar, Skender Hyseni, Kouchner thekson se per shtetin e ri, viti 2009 do te jete nje vit sfidash.

“Fillimi i reformave te parashikuara me dispozitat kushtetuese dhe ligjore eshte thelbesore. Kosova duhet gjithashtu t’u ofroje qytetareve te saj nje perspektive te zhvillimit dhe te prosperitetit, ne çastin kur, si te gjithe aleatet e saj evropiane, eshte e kercenuar nga kriza financiare nderkombetare”, thuhet ne leter.

Po ashtu, Kouchner vleresoi progresin e arritur nga Kosova deri tani.

Top Channel