Brenda vitit 2009 te gjitha sherbimet shendetesore paresore do te jene falas per te gjithe te siguruarit.
Kjo eshte pjese e kontratave qe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor po lidh me te gjitha qendrat shendetsore dhe pritet qe gjate ketij viti te futet nje pakete me 7 sherbime kryesore ne te gjitha poliklinikat.
E njejta metode do te perdoret edhe ne sherbimin spitalor. Por edhe gjate vitit 2009 ne spitale do te vijohet sic eshte proceduar deri me tani. Tarifat e reja qe do te aplikohen ne sherbimet spitalore do te fillojne gjate vitit 2010.
Drejtoresja e ketij Insituti deklaroi se prioritet i reformes gjate ketij do te jete informatizimi i qendrave shendetsore, perfundimi i regjistrimit te popullsise sipas qendrave shendetsore, permiresimi i metodes se financimit te tyre si dhe rritje e numrit te te siguruarve.
Top Channel