Eksportuesit me te medhenj, bizneset qe punojne me material gjysme te gatshem ankohen, se kriza po i con drejt falimentimit dhe i kerkojne qeverise te nderhyje urgjent me lehtesira fiskale.
Edhe pse zyrtarisht Shqiperia mbetet jashte krizes se kredive, per bizneset e fasonit ajo ka mberritur.
Fasoni u godit fort dy vitet e fundit nga reforma fiskale, qe solli taksen e sheshte, por dhe rritjen progresive te pages minimale.
Te dhenat zyrtare tregojne se industria e fasonit puneson me shume se 65 mije vete duke u shnderruar ne nje nga sektoret me te medhenj punedhenes.
Qeveria premton ndihme, ndonese zevendesministri Florion Mima tregohet i rezervuar, per te bere te ditur se cilat do te jene konkretisht masat lehtesuese.
Ne vitin 2008 eksportet e fasonit shenuan rritjen me te ulet historike me vetem 3 per qind krahasuar me nje vit me pare.
Top Channel