I ftohti, ngricat, problem per qarkullimin

20/02/2009 12:10

Pas reshjeve te bores dy ditet e fundit ne veri dhe ne jug problematike jane bere ngricat.

Ne veri te vendit rruget nacionale jane te kalueshme vetem me zinxhire dhe policia po keshillon te gjithe udhetaret qe te mos levizin pa pajisur mjetet e tyre.

Nderkohe Shtabi i Emergjencave ka vene ne dispozicion te zonave me problematike mjete bore-pastruese si dhe mjete te ushtrise shqiptare per te mbajtur hapur akset me problematike, sidomos ne Puke-Kukes. Helikopteret e ushtrise, policise dhe shendetesise jane ne gadishmeri per operacionet e shpetimit.

Drejtuesit e OST-se dhe OSSH-se raportojne se po punohet ne zonen e Shkodres dhe Malesise se Madhe per te kthyer furnizimin me energji elektrike pas demeve te renda qe pesoi linja e tensionit te larte atje.

Reshjet nuk kane prekur vetem veriun por edhe jugun e vendit. Mengjesin e sotem Llogaraja serish ishte e bllokuar dhe mjetet borepastruese jane ende duke punuar.

Policia ka bllokuar kalimin ne kete aks rrugor. Reshjet krijuan probleme edhe ne Berat dhe Fier ne vendin e quajtur Qafa e Sqepurit. Pas disa ore bllokimi, rruga atje eshte hapur. Reshjet krijuan veshtiresi te medha edhe ne rrugen Gjirokaster-Sarande. Cdo rruge per ne kete qytet eshte e veshtire per shkak se ne qafen e Muzines, reshjet e bores e kane bere kalimin shume te rrezikshem. gjate gjithe dites se djeshme ne kete segment eshte hedhur kripe dhe eshte punuar per hapjen e qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA