Fuere denon ndarjen etnike ne Maqedoni

20/02/2009 19:20

Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Maqedoni, Ervan Fuere ka shprehur kritika lidhur me nderrimet etnike ne shkollen e mesme “Niko Nestor” ne Struge, qe u mbeshteten nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.

“Ndarja etnike nuk eshte nje zgjidhje e ketij problemi, ajo cfare duhet bere eshte gjetja e nje zgjidhjeje afatgjate qe te siguroje bashkepunim mes nxenesve te te gjitha komuniteteve, sepse vetem ne kete menyre fryma e marreveshjes se Ohrit respektohet”, ka pohuar Fuere.

Ai ka theksuar se kur behet fjale per arsimimin e femijeve politika nuk duhet te nderhyje dhe se duhet bere gjithcka per rikthimin e bashkejeteses mes nxenesve.

Top Channel