Fillon shperndarja e Formularit A1

20/02/2009 08:40

Shkollat e mesme marrin ne ngarkim formularin A1. Formati nepermjet te cilit maturantet do te aplikojne per ne shkollat e larta, sipas sistemit te Matures Shteterore, ndodhet ne cdo shkolle.

Drejtoria Arsimore e kryeqytetit informon se inspektoret kane nisur shperndarjen e A1-it ne te gjitha shkollat publike dhe private te Tiranes. Kete vit, autoritetet e Ministrise se Arsimit u kane dhene mundesine edhe maturanteve te matures 2006, ‘07, ‘08 te
aplikojne per ne fakultet.

Per ta eshte pergatitur formulari i posacem, A1Z, i cili gjithashtu ka filluar t’u shperndahet gjimnazeve. Maturantet e ketij viti qe duan te ndjekin studimet e larta, kane afat per plotesimin e Formularit A1 dhe A1z deri me 10 mars. Sipas rregullores se Matures Shteterore 2009, nga data 1 prill nis shperndarja e formularit A2, per zgjedhjen e degeve te preferuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA