Berisha ne ekspoziten e krimeve te komunizmit

20/02/2009 14:55

Nje improvizim i shtetit burg, rrethim me tela 3 metra te larte, erresire, deshmitare te ekzekutuar, por edhe deshmitare te gjalle te krimeve te komunizmit shqiptar. Kjo eshte panorama qe ofron ekspozita ne Muzeun Kombetar. (UPDATE)

E organizuar nga Ministria e Kultures, kjo ekspozite, megjithese ende e paplote, vjen si perpjekja e pare serioze ne nderim te viktimave te rregjimit komunist, pak kohe pasi qeveria zgjodhi ne menyre simbolike t’i nderoje ata me 20 shkurt, diten e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Deshmitaret e gjalle te burgjeve dhe internimit komunist thone se ndjehen te vleresuar nga ky xhest simbolik, por komentet e tyre lidhen pashmangshmerisht me pezullimin e ligjit te lustracionit.

“Ata qe bene diktaturen nuk mund te bejne demokraci. Nuk mund te besh njeren dhe tjetren. Duket se ka njerez qe i bejne te dyja, por mua kjo nuk me besohet”, thote ish-i perndjekuri Nuredin Skrapari.

65 vjet pas 44-es, Shqiperia mbetet vendi ku ende nuk dihet cilet ishin viktimat dhe cilet agresoret, cilet ishin  heronjte dhe cilet kriminelet. I biri i Hamit Matjanit, njerit prej personazheve me te stigmatuar te rregjimit komunist, deshmon per Top Channel.

“Shumica kane thene se Hamit Matjani ka vrare djalin e vet, por une ja ku jam. Une jam ketu. Matjani u mitizua sepse e kishin frike. Ai u kap, por jo nga paaftesia e tji, ishin shoket e tij qe e tradhtuan”, thote Xhavit Matjani.

Ne kete atmosfere, nje perpjekje per te mos harruar krimet e komunizmit, kryeministri Berisha, kreu i partise se pare opozitare ne vend, pranoi, sic tha, me dhimbje, se procesi i krimeve te komunizmit eshte ende ne fillimet e tij. Dhe per kete, sipas kryeministrit, nje pergjegjesi te madhe mban Partia Socialiste.

“Ata qe sherbyen si anetare te diktatures, qe urdheruan e firmosen varjen dhe internimin, jane ne segmente te caktuara te pushtetit. Viktimat e ketij regjimi nuk u demshperblyen nga PS, qe nuk kerkon te falur dhe nuk distancohet nga kjo e shkuar e dhimbshme e vendit”, ka pohuar Berisha.

19 vjet pas 90-es, Shqiperia mbetet ende vendi i vetem ne Europen ish-komuniste me altarin me te rremujshem dhe pa inventar te popullit qe u denua me faj dhe pa faj ne menyre kolektive. Mbetet ende vendi pa tempullin e martireve dhe pa historine e vertete ne librat shkollore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA