Duket se po bie edhe miti i bankave zvicerane si me te sigurtat ne ruajtjen e sekretit te kontove dhe te te dhenave te klienteve te tyre.
Pas nje kerkese te Shteteve te Bashkuara, banka me e madhe e Zvicres, UBS, pranoi te zbuloje te dhenat per disa kliente te saj amerikane qe akuzohen nga Uashingtoni si evazore fiskale. Banka ne fjale u gjobit per nxjerrjen e sekretit nga autoritetet zvicerane me nje shume prej 780 milione dollaresh.
UBS ka thene se do t’i beje qendrese perpjekjes amerikane per te marre informacione lidhur me 50 mije llogari bankare te tjera te shtetasve amerikane. Kerkesa ligjore e SHBA erdhi nje dite pasi banka pranoi te zbuloje hollesite per disa qindra kliente qe dyshohen per mashtrime me taksat.
Qeveria zvicerane tha se SHBA ishte sjelle me prepotence ndaj bankes UBS, duke e bere ate qe te lironte rregullat bankare, persa i takon informacioneve sekrete. Perpjekjet mashtruese per t’u shmangur taksave nuk jane te jashteligjshme ne Zvicer.
Top Channel