ANP: S’ka bashkepunim pa kushte
20/02/2009 17:50
Autoriteti Kombetar Palestinez ka reaguar pas caktimit te Benyamin Netanyahu si kryeminister i Izraelit, duke deklaruar se nuk do te bashkepunoje me asnje zyrtar izraelit nese ai nuk iu permbahet kushteve.
“Nuk do te trajtojme me asnje qeveri izraelite qe nuk do te pranoje zgjidhjen “dy popuj dhe dy shtete”, qe nuk do te ndale zaptimin e vendeve dhe qe nuk do te respektoje marreveshjet e arritura ne te kaluaren”, ka deklaruar zedhenesi i presidentit Abu Mazen.
Nga ana e tij, Netanyahu, i cili e ka pranuar detyren per formimin e qeverise, ka deklaruar vetem se konsideron Iranin si kercenimin kryesor, nderkohe qe nuk ka folur per raportet me Palestinen.
Top Channel