Teknologjia ka hedhur nje tjeter hap qe e lidh njeriun me shume me pajisjet dixhitale.
Tashme studentet ne SHBA mund ta ndjekin leksionin edhe ne iPod dhe te rezultojne me te vemendshem ne mesim se disa nxenes te tjere qe preferojne ta degjojne leksionin live. Sipas nje studimi te bere me 64 studente nga psikologet e State University of New York, studentet jo te pranishem ne leksione kane dhene rezultate me te larta.
Ata jane ndare ne dy grupe, ku 32 prej tyre e kane ndjekur mesimin nga klasa, ndersa 32 te tjere nepermjet videos ne iPod dhe rezultatet flasin vete. Grupi “iPod” arriti nje mesatare 71 % te pergjigjeve pozitive, ndersa grupi i klases 62 %. Sipas psikologut Dani McKinney, versioni dixhital i leksioneve e ndihmon me shume nje student.
Studentet qe arriten rezultatet me te mira u shperblyen me nga nje iTunes qe kushton 15 dollare. Ne kuader te kesaj nisme, kompania Apple ka nisur projektin e quajtur iTunes University qe ofron falas materiale dixhitale nga shume lende te ndryshme.
Top Channel