Zgjedhjet, Gruevski organizon takim mes partive

19/02/2009 16:25

Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski propozoi sot qe lideret e kater partive me te medha parlamentare, gjate fundjaves te mbajne nje takim kushtuar zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe presidenciale.

Ne takimin e lidereve, te dielen, do te shqyrtohen te gjitha aspektet qe jane parakusht qe zgjedhjet te mbahen ne atmosfere korrekte dhe demokratike, thuhet ne letren qe kryeministri, njekohesisht kryetar i partise VMRO-DPMNE, ua dergoi lidereve te LSDM-se, BDI-se dhe PDSH-se.

Ne leter behet e ditur se, per mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe avancimin e procedurave demokratike ne zbatimin e tyre nevojitet vullnet politik, qasje pozitive dhe perkushtim nga te gjitha subjektet politike.

Top Channel