Xhaferri: Ratifikimi i protokollit, ne kohe rekord

19/02/2009 21:45

Deputeti i Partise Demokratike, Ferdinand Xhaferri, duke komentuar perfundimin e ratifikimit te protokolleve per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ka deklaruar se nga vendet qe ndermorren kete veprim nuk ka pasur asnjehere hezitim.

“Nuk ka pasur fare hezitime, madje ratifikimi i protokollit te anetaresimit ne NATO eshte bere me nje shpejtesi rekord. Mjaftoi vetem nje vit, nderkohe qe per vendet e tjera eshte dashur me shume”, ka pohuar Xhaferri.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, ai ka theksuar se gjithcka eshte realizuar ne nje kohe rekord, fale kryerjes se reformave nga qeveria.

“Ne NATO futesh vetem me reforma dhe jo me mendesi personale. Kriteret jane politike, ekonomike, ushtarake e ligjore. Nuk ishte rastesi qe nuk u beme anetare ne vitin 2002 apo ne 2004, por u be tani kur u plotesuan keto reforma. Ajo qeverisje qe ka qene ne vitet 2002-2004 e bente te pamundur anetaresimin ne NATO pasi kemi qene nje vend me krim te organizuar dhe me nivel te ulet ekonomik”, ka shtuar Xhaferri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA