Ne nje interviste per “Top Story”, Presidenti i Sllovenise, Danilo Turk pohoi se pak dite me pare ka firmosur Protokollin e anetaresimit per ne NATO, duke theksuar se publikimi do te behet pas nje jave.
Ai foli per reformat qe ka arritur vendi yne gjate viteve te fundit. “Per Shqiperine ky eshte nje fillim i ri. Do te nenvizoja maturine qe Shqiperia ka treguar per problemet e Ballkanit dhe mendoj se Shqiperia eshte nje aktor shume konstruktiv. Eshte e qarte se ne procesin demokratik, Shqiperia ka arritur nje nivel te mire duke pasur parasysh kodin elektoral. Situata eshte e pergatitur per zgjedhje te mira dhe them se do shkoje gjithcka mire. Ka cdo arsye te besojme se ky proces do jete nje hap tjeter i rendesishem”, nenvizoi Turk.
Ne lidhje me konfliktin qe Sllovenia ka me Kroacine, presidenti Turk nuk perjashtoi faktin per zhvillimin e nje referendumi edhe pse Parlamenti eshte dakort per anetaresimin e Kroacise ne NATO.
Ne vijim ai foli edhe per rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. “Ne besojme se anetaresimi ne BE eshte nje nevoje per cdo vend nga pikepamja ekonomike, politike dhe strategjike. Sllovenia eshte shume pro gjitheperfshirese. Nuk ka prioritete per te hyre ne BE. Kriteret e anetaresimit jane te njejta per te gjitha vendet kandidate”, vijoi presidenti slloven, duke shtuar se, cdo vend qe ben progres do mbeshtetet fuqishem nga Ljubjana.
Presidenti Turk foli edhe per marredheniet mes dy vendeve dhe viziten dy ditore ne vendin tone. “Ne kemi marredhenie shume te mira me Shqiperine. Duhet te jemi me shume ambicioze. Bashke me mua kane qene edhe shume biznesmene te medhenj te cilet duan t’i japin nje dimension tjeter bashkepunimit tone ekonomik. “Takimet ishin shume miqesore dhe premtuese. Ne takimin me presidentin Topi kuptova se ndajme mendime te perbashketa ne shume aspekte”, theksoi Turk.
Ne lidhje me ceshtjen e fteses se munguar ndaj Maqedonise per shkak te problemeve te emrit me Greqine, ai pranoi se ne vend ka nje progres ne pikepamjen e stabilitetit etnik. “Ne nuk duhet te genjejme veten, pasi procesi i emrit duhet te zgjidhet. Deri tani nuk ka nje vullnet te plote per arritjen e kompromisit. Dua te bej nje thirrje per partite ne Maqedoni dhe Greqi qe ta zgjidhin kete problem”, tha kreu i shtetit slloven.
Per sa i perket ceshtjes se Kosoves, ai shtoi se koha ka treguar qe pavaresia ishte e nevojshme pasi po rezulton faktor stabiliteti ne Ballkan. “Tashme prioritet eshte forcimi i institucioneve dhe vendosje e shtetit ligjor. Kosova duhet te perdore disa strategji kyce dhe ka nevoje per institucione te forta me standarte ne respektimin e ligjit”, nenvizoi Turk.
Ne fund te intervistes ai u shpreh i shqetesuar per gjendjen ne Bosnje Hercegovine, duke u bere thirrje partive politike per te zgjidhur problemet strukturore qe po has vendi.
Top Channel