Projekti i ullinjve, debate ne Kuvend

19/02/2009 20:25

Mazhoranca dhe opozita jane perplasur fort ne Kuvend per dy marreveshje koncesionare qe qeveria u ka derguar deputeteve per votim.

Marreveshja e pare eshte ajo qe i jep nje kompanie private 1 mije hektare toke ne zonen e Kavajes me vleren simbolike 1 euro, per te kultivuar ullinj.

“Keto toka nuk i zoteron askush. Me kete mundesi do te kete qasje ne treg”, ka deklaruar ministri i Bujqesise Jemin Gjana, i cili ka hasur kundershtimin e opozites. “Kjo eshte nje afere e tipit Fazllic”, ka deklaruar deputeti Petro Koci.

Per marreveshjen e dyte, ate te ndertimit te tre hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit, pika me e debatuar eshte hapesira qe eshte lene ne kontrate per shtyrjen e afatit nga 35 vjet deri ne 70 vjet.

“Ky eshte i vetmi koncesion qe ka ardhur ne Parlament. Gjithcka ka ndryshuar pas konkurimit, me kompanine qe ju keni zgjedhur fituese”, i eshte drejtuar qeverise deputeti socialist Erion Brace. Te dyja marreveshjet do te votohen ne seancen e radhes te Parlamentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA