Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka deklaruar nga Polonia se pas ratifikimit te protokollit per anetaresimin ne NATO, Shqiperia po merr pjese si vend me te drejta te barabarta ne samitin e Aleances qe po mbahet ne Krakove.
“Shqiperia dhe Kroacia po marrin pjese ne takimin e ministrave te Mbrojtjes te NATO-s. Eshte nje atmosfere teper mikpritese dhe jemi ndjere mire kur jemi takuar me koleget. Ka pasur falenderime nga ana jone dhe urime nga ana e tyre. Per Shqiperine dhe Kroacine nuk ka pasur asnje ndryshim procedurial”, ka pohuar Oketa.
Ministri ka permendur se nder temat kryesore qe jane trajtuar gjate samitit ka qene lufta ne Afganistan, ku ka konfirmuar rritjen e kontributit te Shqiperise.
“Qeveria shqiptare ka marre vendimin per te shtuar kontributin ne Afganistan. Te gjitha vendet anetare jane te te njejtit mendim. Do te cojme 120 ushtarake te tjere”, ka saktesuar Oketa.
Top Channel