Majko: Perse i prishet ndertimet ne Jale?

19/02/2009 22:40

“Perse i prishet ndertimet ne Jale kur dyshonit se projekti i perbashket i qeverise socialiste ne 2004-en dhe Bankes Boterore, per ju ishte mafioz?”

Kjo ka qene pyetja e deputetit te Partise Socialiste, Pandeli Majko ne lidhje me projektin per ndertimin e nje fshati turistik ne Jale.

Sipas tij, qeveria demokratike fare mire mund te mos kishte prishur ndertimet ne kete zone, nese projekti me BB-ne konsiderohej i dyshimte.

“Vendimi per te prishur shtepite eshte marre ne vitin 2004 ne bashkepunim me Banken Boterore. Shtepite ne Jale jane prishur kur ju keni qene ne qeveri ne 2005-en dhe nje gje te tille ju mund ta kishit ndaluar. Pse i prishet shtepite ne Jale ne 2007-en?”, eshte shprehur Majko duke iu drejtuar deputetit demokrat Ferdinand Xhaferri i ftuar ne “Top Story”.

Por sipas Xhaferrit, “shtepite u prishen se qe ne vitin 2004 ka pasur nje plan per prishjen e tyre”.

“Jane respektuar dy nota zyrtare te BB-se. Nuk u anulua projekti, por skenari korruptiv per ndertimet e fshatrave turistike”, shtoi deputeti i PD-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA