Deputeti socialist Pandeli Majko ka vleresuar me nota pozitive perfundimin e ratifikimit te protokolleve per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Majko ka nenvizuar se Shqiperia ka arritur nje status te larte sigurie duke hyre ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.
“Anetaresimi ne NATO eshte nje proces qe ka kohe qe ka nisur dhe eshte nje sukses i Shqiperise. Pa diskutim pas viteve ‘90 kjo perben nje nga konkluzionet me te rendesishme te Shqiperise, duke nderruar statusin e saj nga nje vend me probleme ne pjese te sigurise kolektive te aleances me te madhe, NATO”, ka deklaruar Majko.
Sipas tij, hyrja ne Aleance eshte nje sukses i gjithe shqiptareve dhe nuk duhen bere dallime per merita te qeverive.
“Ky eshte nje sukses i gjithe shqiptareve. Nese mendojme se nuk u anetaresuam ne nje vit te caktuar sepse ishte kjo apo ajo qeveri, kjo eshte dicka e gabuar. Ky do te ishte arsyetimi me i gabuar”, ka shtuar Majko.
Top Channel