LSI, Meta me te rinjte ne Elbasan

19/02/2009 19:40

Me parrullen “mundesi dhe mireqenie”, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ishte ne qytetin e Elbasanit ne nje takim me qytetaret, ku edhe njoftoi se 400 te rinj i jane bashkuar me se fundi kesaj force politike.

Duke folur per mundesi te reja dhe te rinj qe kane shansin te integrohen, Meta foli edhe per kerkesat e LSI per Elbasanin.

“Ne duam nje Elbasan ku njerezit te punojne, duam nje Elbasan ku mjedisi te mos jete me kercenim dhe natyrisht zgjidhja nuk mund te jete mbyllja e atyre industrive qe funskionojne ne Elbasan. Sepse Elbasani ka nje plage tjeter, nje papunesi te pakrahasueshme”, ka deklaruar Meta.

Meta deklaroi se do te kembengulet ne respektimin rigoroz te standarteve mjedisore nga sipermarrjet private ne Elbasan. Ceshtjet mjedisore, tha Meta, jane dhe do te jene nje prioritet i LSI-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA