G99 thote se pamjet plot te reparteve te fasonisteve mund t’i perkasin te shkuares, nese qeveria nuk nderhyn energjikisht.
Fasonet punojne kryesisht me materiale importi, sipas kerkesave te porositesve nga jashte. Ndaj, ata jane te ndjeshem ndaj kerkese-ofertes se tregut te huaj. Erjon Veliaj pretendon se behet fjale per viktima shqiptare te krizes globale.
“Do ta besoj ndihmen e qeverise kur ta shoh, por nga sa kam degjuar me duket shume pak dhe shume vone. Sot ka nje numer te madh masash te marra neper bote, ka pasur ide te tjera si heqja e indeksimit te pagave, qe i ze frymen ketij biznesi dhe toleranca per kete kategori”, ka deklaruar Veliaj.
Fasoni eshte nder punedhenesit me te medhenj ne Shqiperi. Ministria e Financave ka lajmeruar per te premten nje takim me shoqatat e fasonit, ku pritet te diskutohen masa lehtesuese per kete industri. Por, a do te jene ato te mjaftueshme per te evituar krizen?
Top Channel