Kriza ekonomike shtrihet ne Ameriken Latine

19/02/2009 20:45

Kriza financiare po shtrihet edhe ne Ameriken Latine. Nje nga bankat me te rendesishme, “Stenford”, eshte vene ne qender te vemendjes pas publikimit te lajmit se kjo banke ishte akuzuar per nje skeme mashtrimi shume miliarda dollareshe ne Amerike.

Menjehere pas publikimit te lajmit, banoret filluan te mblidheshin duke krijuar radhe te gjata ne seline e bankes ne Karakas. Prej 3 ditesh nga kjo banke jane terhequr shuma te medha parash.

Uashingtoni ngriti akuza ndaj drejtorit te bankes, Robert Alan Stanford. Ai nuk eshte arrestuar ende dhe CNN thote se nuk dihet se ku eshte. Revista “Forbes” e rendiste Robert Stanford ne 100 personat me te pasur ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA