Komisioneri i Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg ka deklaruar dje se Greqia duhet te rrise dhe te riforcoje perpjekjet per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve.

Hammarberg, i cili zhvilloi nje vizite ne Athine ne muajin dhjetor te vitit te kaluar shprehu shqetesimin e tij per aplikimin e ligjit islamik “sharia” nga myftijte te ngarkuar nga shteti grek per ceshtjet familjare dhe trashegimine e qytetareve greke myslimane te Thrakes.

“Keto praktika bien ne kundershtim me te Drejtat europiane dhe nderkombetare  te Njeriut, dhe eshte e nevojshme te riformohen”, tha ai.

Komisioneri shprehu shqetesim per refuzimin nga autoritetet greke te njohjes se minoriteteve pervec minoritetit mysliman te Thrakes ne verilindje te Greqise.

Top Channel